Operacioni i madh i SPAK, në pranga dy shoqëruesit e ish ministrit...

Operacioni i madh i SPAK, në pranga dy shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri, emrat

325
0
Shares

Prokuroria e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deklaroi sot se mes 28 personave të arrestuar janë edhe dy shoqërues të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm.

Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë”, njofton mes të tjerave SPAK.

Burime të besueshme thanë për droni.al se emrat e shoqëeruesve të arrestuar janë Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

Arrestimi i shoqëruesve të Tahirit e bën edhe më të rënduar situatën ligjore të ish ministrit të Brendshëm i cili ëhstë në një proces ligjor në lidhje me trafikimin e kanabisit nga Shqipëria drejt vendeve evropiane. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY