OPERACIONI/ Edhe një drejtor i arrestuar, drejton në Kavajë zyrën e punës

OPERACIONI/ Edhe një drejtor i arrestuar, drejton në Kavajë zyrën e punës

375
0
Shares

Edhe një zyrtar i administratës civile ka rënë në pranga në kuadër të operacionit të madh antitrafik në Shqipëri dhe itali. Ai është Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë dhe është arrestuar në vitin 2016 nga Policia e Shtetit për plagosje. Në njoftimin e Policisë në atë kohë thuhej: “Specilalistët e Komisariatit të Kavajës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes  së ndodhur paradite në qytetin e Kavajës. Arrestohet shtetasi Sajmir Kurti, 44 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi sot më datë 17.06.2016 rreth orës  10:30, tek shëtitorja “Indrit Cara” pranë Bashkisë Kavajë, ka patur një konflikt midis tij me shtetasit E. K. dhe djali i tij K. K.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta (bllokim rrugë-kalim mjetesh). Për sqarimin e këtij konflikti shtetasi Sajmir Kurti është takuar tek lokali i shtetasit E. K., me kërkesën e këtij të fundit. Shtetasi Sajmir Kurti ka nisur të debatojë me E. K. fillimisht e më pas edhe me djalin e këtij të fundit K. K. Debati ka kaluar në sharje e ofendime dhe më pas i dyshuari Sajmir Kurti ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia drejtuar  shtetasve të sipercituar, ku debati ka vazhduar më pas në rrugë.

Në vazhdim të konfliktit Sajmir Kurti ka qëlluar me armën e zjarrit ku predha e qitur, nga kontakti  i saj me objekt të forte (pllakë guri) është copëzuar, e për pasojë ka lënduar me dëmtime të lehta  shtetasit E. K., 48 vjeç, K. K., 21 vjeç (at e bir) si dhe shtetasin D. Gj., 46 vjeç, i ndodhur aty pranë. Shtetasit e mësipërm ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve,” përfundon njoftimi i vitit 2016 i Policisë që jep disa të dhëna mbi këtë person.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY