5 persona në pranga në Kavajë, ndiqet penalisht edhe një kryeplak

5 persona në pranga në Kavajë, ndiqet penalisht edhe një kryeplak

139
0
Shares

Pesë persona u arrestuan sot në Kavajë për shkak se u gjetën me parcela me kanabis në një fshat të këtij rrethi. Ndërkohë që procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Golemas.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit njëmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. L., 58 vjeç, T. L., 33 vjeç, P. L., 24 vjeç dhe I. A., 29 vjeç, banues në Kavajë; U shpall në kërkim shtetasi V. H., 28 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Golemas, shtetasi H. K., 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas”, njofton policia e Kavajës.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY