Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale neonaziste ‘Agimi i Artë’, Christos Pappas është arrestuar nga policia greke.
Pappas 59-vjeç u gjet në zonën e quajtur Zografou të Athinës.
Sipas transmetuesit publik ERT, Pappas dyshohet se u arrestua nga policia anti-terroriste në shtëpinë e një personi që e kishte strehuar atë.
Pappas njihet si një ndër armiqtë e mëdhenj të shqiptarëve duke bërë deklarata të forta kundër Shqipërisë në mediat greke por edhe shqiptare.
Në gjyqin e Agimit të Artë, Pappas u shpall fajtor për drejtimin e një organizate kriminale dhe iu dha një dënim me 13 vjet burg. Pappas nuk është parë që nga 1 tetori, kur ai bëri check-in me stacionin e tij lokal të policisë, siç ishte i detyruar të bënte.
Pas vendimit të 7 tetorit që gjykonte Agimin e Artë një organizatë kriminale, policia kishte vënë nën mbikëqyrje udhëheqjen e partisë.
Duke dyshuar se Pappas mund të kishte ikur jashtë vendit, policia e Greqisë lëshoi një urdhër arresti Evropian dhe lajmëroi Interpol.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/