Dashi
Duhet te keni durim dhe shume dëshirë për te rregulluar te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën ne çift. Nëse ndjenjat janë ende te forta do i keni me te thjeshta gjerat. Jeta sentimentale e beqareve do jete mjaft e favorizuar. Mund te krijoni një lidhje afatgjate dhe qe do iu sjelle mjaft kënaqësi. Edhe pse do keni shume dëshirë për shpenzime ju do i bëni balle dhe do kurseni paksa.
Demi
Marrëdhënia juaj me atë qe dashuroni do te përmirësohet edhe me tepër. Fale Venusit do tregoheni me te kuptueshëm dhe tolerante me te. Hëna ne bashkëpunim me Venusin do i beje beqaret si magnet. Askush nuk do mund t’iu rezistoje sot. Përfitoni sa me shume nga kjo dite. Ne planin financiar, gjerat do fillojnë te përmirësohen, por ju nuk duhet te shpenzoni për objekte pa vlere.
Binjaket
Dite e mbushur me pasion dhe emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër. Beqaret do vazhdojnë te kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Te ardhurat do vijnë duke u përmirësuar. Do ndiqni një strategji strikte.
Gaforrja
Mos ndryshoni asgjë ne jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jete shume e madhe. Është shume e lehte te shkatërrosh gjithçka por për ta rindërtuar është shume e vështire. Nëse jeni vetëm situata juaj do filloje te përmirësohet shume shpejt. Përfitoni sa me shume! Neptuni do ua ndërlikoje sektorin e financave. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mos ndërmerrni shume rreziqe.
Luani
Do ndiheni shume te lumtur gjate kësaj dite ne krahët e atij qe dashuroni dhe shpesh do ju duket sikur ne te vërtetë jeni ne një ëndërr. Beqaret do ja dalin te krijojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Çdo gjë do jete me e bukur sot. Marrëdhënia juaj me paratë nuk do jete shume e mire. Do shpenzoni pa u menduar aspak dhe kjo mund tju sjell probleme serioze.
Virgjeresha
Nëse jeni ne një lidhje përfitoni nga lumturia qe do iu japë ajo. Mund te ketë edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël gjate ditës por do te zgjidhet me mirëkuptim. Beqaret nuk do te ndikohen nga asnjë planet. Edhe pse do iu pëlqejë dikush nuk do merrni guximin t’ia thoni këtë. Me buxhetin bëni kujdes! Mos bëni shpenzime te panevojshme dhe mësoni te hiqni disa lek mënjanë.
Peshorja
Do keni konflikte te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithë kohës do jeni te brengosur e te mërzitur. Beqaret do jene ne pritje te princit te kaltër, por ne fakt qielli i dashurisë nuk premton shume. Financat fatmirësisht nuk do jene delikate. Nga ana tjetër mund te keni edhe fat ne ndodhe lotari, çka do e përmirësoje edhe me tepër situatën.
Akrepi
Dita juaj do jete plot e përplot me ndodhi te këndshme. Se bashku me partnerin do bëni edhe plane për te ardhmen. Kujdes, gjithë këto emocione mund t’iu bëjnë te humbisni drejtimin. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë dike qe e njohin prej kohesh dhe qe e kishin tallur. Ne planin financiar kënaquni me ato qe do iu sjellin planetët. Po te kishit me shume para do shpenzonit me shume.
Shigjetari
Dashuria për çiftet nuk do shkoje shume mire. Do qëndroni pak larg njeri tjetrit sot, por ne fund te ditës do kuptoni se nuk mund te bëni dot pa te. Edhe për beqaret dita do jete pak delikate. Fillimisht do entuziazmoheni por me vone do e kuptoni se jeni gabuar për atë qe pëlqenit. Financat do jene shume te mira, gjithsesi mire është te tregoheni pak te matur me shpenzimet e tepruara.
Bricjapi
Do bëni çfarë te jete e mundur gjate kësaj dite qe te mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume te dhënë pas njeritjetrit. Beqaret do ndihen gati ta fillojnë një histori dashurie me cilindo qe do ju dale para pa menduar për pasojat ne te ardhmen. Gjendja e financave do jete e mire, por nëse shpenzoni kuturu do pendoheni.
Ujori
Sektori i dashurisë për çiftet do jete i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do jete me e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mire pranë te dashurit tuaj. Beqaret do jene mahnitës dhe do bëjnë për vete atë qe duan. Do jete një dite shume e bukur! Plutoni do iu mbroje ne sektorin financiar. Do keni shume fat. Përfitoni sa me shume, por tregohuni edhe vigjilente.
Peshqit
Dite e shkëlqyer për te marre vendime te rëndësishme mbi jetën tuaj ne çift kjo e sotmja. Gjithsesi mendohuni disa here para se te veproni. Beqaret duhet ta harrojnë te shkuarën dhe te mendojnë vetëm për ato qe do vijnë ne te ardhmen. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe mos kryeni investime te pamenduara sepse do i vuani me vone pasojat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/