Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votimin, si do të ishte lista e...

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votimin, si do të ishte lista e deputetëve me votim të hapur

169
0
Shares

Gjykata Kushtetuese vendosi votimin e hapur duke shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Pika e shfuqizuar thekson: “Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”.

Por nëse ky vendim do të ishte marrë para zgjedhjeve pamja e Parlamentit do të ishte ndryshe, megjithatë duhet konsideruar se shumë deputetë që morën pak vota nuk punuan për emrat e tyre por për votat në favor të partisë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka krijuar një listë deputetësh të supozuar pas vendimit të Kushtetutës. Votat tregojnë se 34 nga 140 deputetë ose 24% e parlamentit të ri nuk do të ishin zgjedhur dhe as mandatuar si deputetë, për shkak të numrit të votave që ata kanë marrë nga qytetarët. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY