Vajza e Bashkim Finos merr detyrën e rëndësishme. Rama largon zv/ministrat që...

Vajza e Bashkim Finos merr detyrën e rëndësishme. Rama largon zv/ministrat që u bënë deputetë

313
0
Shares

Vajza e ish-deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino, është emëruar zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Mego Fino u emërua në këtë detyrë me një dekret të kryeministrit Rama ndërsa vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Po sot Rama ka liruar nga detyra dy zv/ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi dhe atë të Infrastrukturës Etjen Xhagaj për shkak se janë zgjedhur deputetë.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY