Dashi
Dita e sotme për ju ofron plot ide dhe ambicie, por për të vazhduar drejt një të ardhme më të mirë, duhet të jeni i sigurt në zgjedhjet e bëra deri tani. Ndaloni dhe mendohuni sot dhe merrni parasysh nëse mënyra që ju keni zgjedhur për të ndjekur është e drejtë. Hyrja e Diellit në Peshore, në harmoni me Hënën dhe Uranin, do t’ju bëjë edhe më të përgjegjshëm.
Demi
Sot për ju të shenjës së Demit do ju duhet shumë forcë për të luftuar energjitë negative të Hënës e cila do ju shkaktojë disa probleme në familje. Së pari do të ndiheni të ftohtë në marrëdhënie me të tjerët dhe dembelizmi do t’ju pushtojë trupin dhe mendjen. Në fakt duhet të reagoni, përndryshe do ta keni të vështirë për të dalë nga tuneli i apatisë ku mund të përfshiheni.
Binjakët
Ditë interesante, sidomos për beqarët të cilët janë në kërkim të një partneri! Venusi ju inkurajon për të pasur takime të bukura dhe Hëna ju jep mjaftueshëm energji pozitive që gjithçka ta keni në këmbët tuaja. Mposhtni pasiguritë dhe frikën, sot për ju është një ditë me fat dhe shumë e mirë.
Gaforrja
Horoskopi për ju sot rekomandon të merrni përsipër angazhimet që ju takojnë. Çifti Hënë-Uran ka gjasa për t’ju bërë me nerva për një kohë të gjatë dhe partneri do të jetë viktima juaj. Këshillohet të tregoheni pak tolerant dhe mos ta teproni me fjalë të rënda sepse në përfundim njeriu juaj i zemrës do të lëndohet.
Luani
Një treshe e bukur e planetëve në anën tuaj, Hëna, Venusi dhe Urani janë të gatshëm për t’ju mbështetur ju në biznesin tuaj, qoftë anën financiare apo sentimentale. Në dashuri, ju mendoni se keni rifituar më shumë siguri në vetvete dhe në partnerin tuaj dhe xhelozia befas ju shtyn drejt dëshirës për të bërë plane së bashku. Në punë ju do të bëni çdo gjë që ju ngarkohet dhe së shpejti do të korrni frytet e para të suksesit tuaj.
Virgjëresha
Dhimbje të vogla të zemrës do të bëjnë që të zhyteni në mendime. Shpresoni se keni gjetur formulën magjike për të bërë që gjithçka të shkojë pa probleme, por për fat të keq asnjëherë nuk ka asgjë dhe përgjithmonë. Kjo është pjesë e lojës së dashurisë. Megjithatë, pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, dita do të jetë pozitive.
Peshorja
Vëmendja e Hënës ndaj jush mund të shkaktojë disa diskutime, sidomos në familje ku ka tashmë disa keqkuptime për t’u sqaruar. Mos e shty çështjen për më vonë, por mundohuni që sot t’i jepni zgjidhjeve çdo problemi. Ju rrezikoni të prishni ditën tuaj dhe të lini në harresë angazhimet më urgjente dhe të rëndësishme.
Akrepi
Horoskopi për sot do të paraqesë disa mundësi për të punuar. Ju do të dini të shikoni mbi të dhe paraqitja juaj do të jetë një shans i mirë plot sukses. Ndiqni instinktin tuaj dhe nuk do të zhgënjeheni. Angazhimi juaj dhe këmbëngulja do të shpërblehet së shpejti.
Shigjetari
Dita sot do të jetë një ditë me shumë me fat dhe veçanërisht në dashuri do të jetoni momente të këndshme romantike me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, një takim mund të stimulojë imagjinatën tuaj dhe pa e kuptuar do të gjeni veten me diçka të re. Një këshillë: të jeni të guximshëm dhe të guximshme!
Bricjapi
Hëna armiqësore te ju sot do të sjellë vetëm humbje. Në qoftë se keni arritur të realizoni diçka nga angazhimet tuaja keni fituar, në të kundërt lërini ato për më vonë sepse gjithçka do të paraqitet e vështirë sot për një zgjidhje. Mos jepni këshilla sot për askënd, vetëm dëgjoni dhe mendohuni para se të veproni.
Ujori
Hëna për Ujorin paraqet shumë fat këtë ditë dhe veçanërisht në dashuri, ku gjithçka që keni menduar, do të ketë një zgjidhje. Drejtoni energjitë tuaja drejt arritjeve të reja dhe sentimentale, apo për të bërë marrëdhëniet tuaja më intriguese. Sot jeni në ditët tuaja më të mira, shfrytëzojeni.
Peshqit
Horoskopi për sot ju rekomandon që edhe të shpenzoni diçka për veten. Një valë e re optimizmi do të bëjë që ju të humbisni në ëndrrat dhe shpresat e ardhshme, por shumë shpejt angazhimet do t’ju kthejnë me këmbët në tokë. Nuk është ende koha për të bërë investime të rrezikshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/