Dinamika e vrasjeve në Velipojë, kush qëlloi i pari dhe kush ishin...

Dinamika e vrasjeve në Velipojë, kush qëlloi i pari dhe kush ishin autorët e 4 vrasjeve

91
0
Shares

Një version e masakrës së Velipojës dhe dinamika e vrasjeve janë publikuar sot nga report tv. Por asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht dhe nëse ky publikim është i saktë.

Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës, transmeton ky televizion,  ka qënë Hasan Ferracaku ai i cili bashkë me djemtë dhe nipin e tij kanë hapur zjarr të parët duke vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 20 vjeçar Musaen Zeneli.

Në drejtim të Edmond Gocajt, sipas grupit hetimor, ka qëlluar Hasan Ferracaku, me armë zjarri pistoletë duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që më pas vëllai i tij Xhovani Gocaj i cili ka qënë disa metra më tutje, ka qëlluar në drejtim të Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur si dhe ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmelind Dylin nipin e viktimës.

Ndërkohë që pavarësisht se Hasan Ferracaku ka marrë plagë në njërën dorë ai ka qëlluar edhe në drejtim të Xhovan Gocaj dhe kamarierit 20 vjeçar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, njëra e llojit TT dhe një tjetër Miniglok e cila është gjetur në tarracën e hotelit Gocaj ku ka ndodhur ngjarja. Policia ende nuk ka sekuestruar armën e zjarrit automatik e cila po ashtu është përdorur në vendin e ngjarjes.

Megjithatë grupi hetimor i Policisë së Shkodrës nuk e ka ndërtuar të saktë skenën e krimit dhe për këtë arsye pritet të merret në pyetje sërish Hasan Ferracaku si dëshmitari i vetëm i arrestuar nga policia, transmeton report tv.

Ekspertiza zbuloi se Edmond Gocaj u vra me 1 plumb në kokë, vëllai i tij, Xhovani Gocaj me disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa 20 vjeçari Musaen Zeneli humbi jetën nga 1 plumb në kraharor. Ndërkohë Hasan Ferracaku ka marrë një plumb në dorë ndërsa 17 vjeçari ka marrë një plumb në pjesën e gjurit.

Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një masakër. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së dielës. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY