Rama, asnjë pendesë për vrasjet e aksidentet, shuan zemërimin me “strukturimin e...

Rama, asnjë pendesë për vrasjet e aksidentet, shuan zemërimin me “strukturimin e policisë”

71
0
Shares

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në një konference për mediat në lidhje me vrasjet në Velipojë ndërsa bëri thirrje të gjitha bizneseve që kanë zënë hapësirat e plazhit aty ku nuk u takon, që të lëvizin nga aty.

Ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do zbatohet me hir ose pahir. Unë dua që t’i bëj thirrje sot subjekteve që nuk janë rregull me dokumentacionin që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do jetë e pranishme në gjithë vijën bregdetare dhe do konfiskojë çdo çadër e shezlong dhe çdo gjë që nuk është e përputhur me dokumentet e subjektit. Plazhet janë të qytetarëve dhe përsa kohë subjektet janë pjesë e turizmit, edhe plazhi është i tyre.

Kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik dhe më shumë haopësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjkesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Përtej disa rasteve që janë bërë publike, në tërësi baza është pozitive por në ditët në vijim, kjo bazë duhet konsoliduar. Duhet punë që korriku dhe gushti të jenë të garantuara. Subjektet që nuk janë vendosur aty ku nuk u takon do të duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin dhe atë bazë materiale që kanë siguruar pasi do u merret e nuk do u jepet mbrapsht” – tha Rama.

Rama komentoi ndërkaq eshe kallëzimin e policëve ndaj kryetarit socialist të Lezhës.

Së pari nuk e kuptoj lidhjen e zaptimit të plazhit me muzikën. Kur vjen puna për ofendimin e policisë, askush nuk ka të drejtë dhe mund tja hedhë lehtë pa u përballur me ligjin. Policisë i bëhet dhe një ofendim tjetër i vazhdueshëm kur i hidhet faji për çdo gjë që ndodh. Ky është një ofendim shumë më i madh se sa ofendimi individual i një personi ndaj disa oficerëve. Është në shkelje të ligjit dhe ka proces. Unë do shqetësohesha nëse strukturat përkatëse nuk do ndiqnin rrugët ligjore. Nuk ka tolerim për askënd, nuk ka tolerim që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë ose një punonjës policie” – tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama theksoi sërish ristrukturimin e gjithë policisë që do të bëhet shumë shpejt.

“Ne jemi në një fazë intensive pune për gjithë sektorët jo vetëm për punët e brendshme e policinë, për të përgatitur mandatin e tretë dhe është koincidencë por nuk ka asnjë problem në këtë aspekt, përkundrazi një arsye më shumë edhe ngjarjet që kanë ndodhur se dua ta nënvizoj që mos krijohet asnjë keqkuptim meqë ministrit të brendshëm dje ia morët fjalët e ia kthyet përmbys.

Nuk është asnjëherë një ngjarje e cfarëdo niveli në cfarëdo sektori e lëre më pastaj një ngjarje në sektorin e punëve të brendshme që ka edhe fatalitet pavarësisht përgjegjësisë direkte ose jo, një arsye për të larë duart. Asnjëherë. Përkundrazi cdo ngjarje është një arye për të mënduar si gjërat mund të bëhen më mirë në tërësi, është një motiv i fortë.

Ekur unë them që në ngjarjet në fjalë sulmi ndaj policisë është absurd kam parasysh që policia mund të bëjë më mirë apo shumë më mirë punën e vet.

Kam thjesht parasysh faktin që nuk është vetëm policia në një vend demokratik apo cdo vend tjetër ajo që garanton gjithcka dhe që kontrollon sjelljet e njerëzve dhe individëve rrugëve apo në konfliktet që ndodhin në pak minuta dhe që s’ka polici në botë që mund t’i parandalojë.

Por sigurish që polica jonë ka nevojë për një mbështetje edhe më të madhe sa i përket teknologjisë, e ne ndërkohë ristrukturimi i policisë dhe në aspektin organizativ, burimeve njerëzore dhe drejtimit që nga niveli i drejtuesve në qarqe te nivelet më të ulëta është një proces që ka nisur të diskutohet e konceptohet e besoj  do materializohet edhe më shpejt se ç’ishte planifikuar për të reaguar edhe ndaj këtyre fakteve se edhe perceptimi ka një rëndësi shumë të madhe.

Unë e kuptoj shumë mirë që atmosfera psikologjike dhe falë ngarkesës së madhe emocionale që kanë pasur këto ngjarje kanë nevojë për një lehtësim.

Për këtë procesi i ndryshimeve në nivelet e larta të policisë do bëhet më shpejt se sa ishte i planifikuar por ishte i planifikuar”, ka shpjeguar Kryeministri Rama. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY