Dritan Leli i përgjigjet më në fund Edi Ramës përmes një letre...

Dritan Leli i përgjigjet më në fund Edi Ramës përmes një letre për këshillin bashkiak: Nuk ka rrugë tjetër!

816
0
Shares

Kreu i bashkisë Vlorë i përfshirë në një debat dhe i anashkaluar prej disa muajsh nga Kryeministri është bërë i gjallë sot duke i shkruajtur këshillit bashkiak ndërkohë që indirekt ka edhe një përgjigje për Ramën.

Postimini Lelit:

I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.
E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!
Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.

Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.
Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!
Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim.

Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY