Reagimi i PD: Regjimi nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit

Reagimi i PD: Regjimi nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit

73
0
Shares

PD ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit të Brendshëm se nuk ndjekim cdo sherr dhw aksident.

Regjimi nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit, deklaron deputeti Enkelejd Alibeaj ndërsa shton se ndarja e politikës nga krimi janë e vetmja rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  ENKELEJD ALIBEAJ

E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë.
Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.
Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimimt, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve.
Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin.
Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.
Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në cdo shtëpi, në cdo rrugë, në cdo lagje dhe në cdo qytet.
Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY