Si nisi përleshja me armë në hotelin e Gocajve në Velipojë, dëshmia...

Si nisi përleshja me armë në hotelin e Gocajve në Velipojë, dëshmia e Hasan Ferracakut

152
0
Shares

Shkak për konfliktin tragjik me katër viktima në Velipojë është marrja e lejes për ndarjen e parcelave të bregdetit për të shfrytëzuar nga ana e familjes Gocaj dhe Ferracaku. Ndër të tjera burimet bëjnë me dije se familja Ferracaku e ka marrë lejen për vendosjen e shezllonëve ndërsa familja Gocaj i ka vendosur dhe pse leja nuk u ishte konfirmuar.

Policia e Shkodrës, Policia e Shtetit dhe Agjensia Kombëtare e Bregdetit kanë qënë në dijeni të këtij konflikti dhe nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e tij.

Burime nga prokuroria, ende të pakonfirmuara me mundësinë për të qënë të njëanshme, kanë dhënë detaje nga dëshmia e Hasan Ferracakut, i cili u plagos gjatë përleshjes me armë.

Ai ka deklaruar përpara hetuesve se ata kanë debatuar fillimisht me Gocajt në plazh në lidhje me shezlongët dhe në darkë kanë shkuar te hoteli i këtyre të fundit për të biseduar dhe sqaruar debatin.

Sipas tij janë Gocajt ata që kanë qëlluar të parët drejt Kujtim Ferracakut dhe vëllai i tij i është përgjigjur. Ai mohon të ketë qëlluar në vendngjarje.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet ne një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë 54-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

Policia ka shpallur në kërkim janë shpallur djemtë e familjes Ferracaku, vëllezërit, Abedin, Shyqyri dhe Besart Ferracaku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mesnatës së të shtunës, ku humbën jetën, biznesmeni Kujtim Verracaku (Ferracaku) 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Nga përplasja me armë u plagosën po ashtu edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY