Gjendet pa jetë turisti rus në Shëngjin, dyshohet se vdiq 3 ditë...

Gjendet pa jetë turisti rus në Shëngjin, dyshohet se vdiq 3 ditë më parë

128
0
Shares

Një turist rus është gjetur i vdekur mbrënjen e kaluar në një banes në Shëngjin. Viktima është identifikuar si Eduard Nikshini, 39 vjeç. Policia thotë se turisti rus dyshohet se ka humbur jetën para tre ditësh nga përdorimi i pijeve alkoolike.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY