Rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.
Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...