Babai i dy djemve të vrarë, si u bë masakra në oborrin...

Babai i dy djemve të vrarë, si u bë masakra në oborrin e hotelit të tij: Mos i ndodhtë askujt kjo që më ndodhi mua

159
0
Shares

I zoti i shtëpisë, Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë në mesnatë në Velipojë, Edmondit dhe Xhovanit, 38 dhe 25 vjeç ka shpjeguar rrethanat e vrasjes që i ndodhi ne oborr të hotelit të tij.

Me një të folur të butë, pa urrjejtje duke përballuar dhimbjen e humbjes së dy djemve thotë se qeveria duhej të kishte ndërhyrë më shpejt për ndarjen e plazhit.
Ai thotë se djali i tij i madh u kthye nga Britania të punonte verës, punoi 18 vjet atje dhe bëri këtë investim.

Babai tregon edhe dinamikën e ngjarjes.

Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt. Mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos ti ndodhë askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezllone. Më klane vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta ime! Vitin e kaluar i kam patur unë shezllonet, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezllonet sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj të mos ti ndodhë më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe.

Asgjë nuk dimë. Më kanë vrarë djemtë. Ne i kemi vendosur shezllonet përpara se të bëhej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe kishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne e ku i kanë ata. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh, të parin që ishte me dokumente angleze dhe ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë te dera e shtëpisë. Uroj mos ti ndodhë më askujt”, rrëfen ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY