Biznesmeni i vrarë, pronari i hotel Fantazia, vite më parë u ekzekutua...

Biznesmeni i vrarë, pronari i hotel Fantazia, vite më parë u ekzekutua i biri

636
0
Shares

Mes të vrarëve është edhe një biznesmen. Ai është Kujtim Ferracaku, pronari i hotel “Fantazia” në Velipojë.

Biznesmeni është mes 4 viktimave pas një konflikti me pronarët e “Gocaj”, ku kanë mbetur të vrarë nga 2 persona të secilës palë.

Kujtim Ferracaku, është babai i Arjan Ferracakut, i cili u vra 3 vite më parë në një atentat në Shkodër, Ndërsa Hasan Ferracaku që ka mbetur i plagosur është vëllai i tij.

Në Shkodër ka mbërritur dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Velipojë/Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY