Drejtori i policisë së Shkodrës Niko Brahimaj tha në vendngjarje në Velipojë ku mbetën të 4 vrarë dhe 2 të plagosur se vrasja ka ardhur pas një konflikti për hapësirat në plazh, teksa konfirmoi se është qëlluar me më shumë se një armë.
Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë, nga personat e konfliktuar. Një armë pistoletë e kemi sekuestruar si provë materiale. Janë sekuestruar një numër pamjesh nga kamerat e sigurisë.
Shumë shpejt do ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestuar”, deklaroi Brahimaj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/