EMRAT/ MASAKËR NË VELIPOJË, 4 TË VRARË E 2 TË PLAGOSUR

EMRAT/ MASAKËR NË VELIPOJË, 4 TË VRARË E 2 TË PLAGOSUR

90
0
Shares

Masakër në Velipojë në orët e mesnatës duke shkaktiar 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Të vdekur kanë mbetur biznesmeni Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut të ekzekutuar në Shkodër tre vite më parë.

Po ashtu kanë humbur jetën dy pjesëtarë të familjes Gocaj, Xhovano dhe Edmond Gocaj, si dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli.

Ndërkaq të plagosur kanë mbetur dy shtetas të tjerë, Hasan Ferracaku, vëllai i të ndjerit, si dhe Elmedin Dyli.

Konflikti nisi për një sherr për vendosjen e zhezlongeve mes familjes Ferracaku dhe Gocaj.

Ngjarja tragjike ndoshi rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY