Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kushtetuesja i shmanget vendimit për zgjedhjet lokale, kërkon mendim në Venecia

23/06/2021
Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për pezullimin e cështjes së zgjedhjeve lokale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese pezulloi në mënyrë të papritur gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit përmes padisë se Voltana Ademit.

Gjykata Kushtetuese vendosi ti drejtohet Komisionit të Venecias për marrjen e një vendimi.

Më herë Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Ky është edhe një nga dy vendimez më të rëndësishme që do të merrte kjo gjykatë. Nuk kuptohet shmangia nga kjo vendimarrje e Kushtetueses vetëm nëse në mënyrë të papranueshme gjykata po bën taktikë. Zgjedhjet u bënë në një datë jokushtetuese.

Çfarë u diskutua sot paradite:

Elira Kokona nga Këshilli i Ministrave:

“Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore”.

Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi:

“Pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019. Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi”.

Jordan Daci, përfaqësuesi i shoqatës së bashkive (Voltana Ademi):

“Nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet.  Gjykata kushtetuese: pozicionimet e palëve janë në diskrecionin e tyre”.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot vendimin e saj për dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili anuloi 30 qershorin, si datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, ndërsa dekretoi 13 tetorin e 2019-ës si datën e ligjshme për këto zgjedhje. Seanca e zhvilluar sot vjen pas kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila si kryetare e Shoqatës së Bashkive, kërkon shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019. a.b

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026
Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

30/04/2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026
Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.