PRAPASKENAT E NEGOCIATAVE/ Ja çfarë po diskutohet mes palëve, variantet e koalicioneve...

PRAPASKENAT E NEGOCIATAVE/ Ja çfarë po diskutohet mes palëve, variantet e koalicioneve mbajnë peng datën e zgjedhjeve

96
0
Shares

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë nisur që prej mbrëmjes së kaluar, të negociojnë secilën prej 20 pikave të paketës amerikane për zgjidhjen e krizës dhe çështjet që ende nuk po gjejnë zgjidhje janë dy.
Çështja e parë është ajo e datës së zgjedhjeve.
Burimet nga mazhoranca bëjnë të ditur se dy datat që po negociohen janë 25 qershori dhe 16 korrik.
Por secila prej tyre ka nga një kusht nga mbrapa, raporton “Panorama”.
Mësohet se nëse zgjedhjet do të zhvillohen në 25 qershor, palët do të dalin pa koalicione në fushatë dhe në fletën e votimit.
Ndërsa nëse zgjedhjet zhvillohen në 16 korrik, palët do të kenë mundësi të dalin me koalicione.
Çështja e dytë që po diskutohet është ajo e posteve teknike që do të marrë PD-ja. Burimet bëjnë të ditur se paraprakisht Rama ka hequr dorë nga Ministria e Arsimit, e Shëndetësisë, e Brendshme dhe e Drejtësisë.
Por së fundmi Bashës i është propozuar që të krijohen dy ministri pa portofol që të monitorojnë administratën publike dhe pushtetin vendor dhe ti drejtojë PD-ja në këmbim të heqjes dorë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY