Gjeorgjiani i ndaluar në Greqi për vrasjen e Carolinës, Giorgio Khardzeishvili, 36 vjeç, është aktualisht në një nga burgjet në Greqi ndërsa ka rrëfyer për mediat e vendit të tij pjesë nga hetimi në policinë greke.
Sipas 36-vjeçarit, policia greke kërkoi që ai të pranonte fajin dhe pasi ai refuzoi ta bëjë këtë, ata filluan ta rrahin atë në mënyrë çnjerëzore.
“Unë isha i lidhur në një karrige për katër ditë. Ata më rrahën shumë, nuk e merrni dot me mend, kur dikush lodhej, një tjetër më godiste. Ishin disa persona. Pësova tronditje në tru. Nuk kishte asnjë pyetje. Kur më sollën në Athinë, menjëherë ata më rrahën. Dhe ata thjesht thanë: “Më thuaj, si e vrave, si u fute, si dolët?” Nuk kishte pyetje të tjera. Nuk e dija për cilën vajzë po flisnin.” Ata më thanë: ‘Ti e vrave atë.’”, tha gjeorgjiani në televizionin shtetëror gjeorgjian (Imedi TV) nga burgu Koridallos, ku ai po mbahet.
“Pastaj zbulova se burri i saj e kishte vrarë dhe se unë isha akuzuar për vjedhje. Unë nuk kam asgjë me vjedhje. Unë kisha vetëm dokumente false”, tha i akuzuari për vrasje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/