Arrestohet bullgari përdhunues, mbajti për 9 orë shqiptaren në Athinë

Arrestohet bullgari përdhunues, mbajti për 9 orë shqiptaren në Athinë

755
0
Shares

Tridhjetë e katër vjeçari bullgar që përdhunoi shqiptaren 51 vjeçare tre ditë më parë në Athinë u arrestua të martën nga policia greke, njoftojnë mediat vendase.

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër me arsyen se ka ndihmuar bullgarin për ta strehuar.

51-vjeçarja shqiptare dëshmoi një ditë më parë 9 orët e tmerrit në shtëpinl e bullgarit i cili e përdhunoi atë 7 herë.

Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë” tha ajo. “Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë. Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’”, tha më tej ajo.

Gruaja më pas përshkroi momentin se si arriti të shpëtonte.

“Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo.

50-vjeçarja tha se nuk e njeh autorin e krimit, që kreu një akt aq të shëmtuar ndaj saj.

Unë nuk e njoh fare. Unë dua që ai të dënohet”, deklaroi shqiptarja. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY