Kadilli: Do të vijoj promovimin e manifestit për reformimin e partisë

Kadilli: Do të vijoj promovimin e manifestit për reformimin e partisë

56
0
Shares

Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli deklaroi sot se njeh humbjen në garë ndërkohë që ka ndërmend të vijojë promovimin në parti të manifestit që propozoi gjatë fushatës dhe që lidhet me reformimin e partisë.

Deklarata e Kadillit:

Deklarata e zotit Kadilli:

Jam krenar që në partinë time, jo për interesin tim, ndeza shkëndijen e garës. Më shumë se garë, kjo ishte një sfidë. Falë kësaj sfide, demokratët patën mundësinë që të mos shkonin symbyllur drejt opozitës në mandatin e tretë. Kjo sfidë tregoi qe opozita nuk është ekskluzivitet i askujt. Sot asnjë demokrat nuk mund të thotë se nuk kishte zgjedhje tjetër. Ata që votuan dhe ata që bojkotuan kanë dhënë mesazhe dhe kane marrë përgjegjësitë e zgjedhjes së tyre. Falenderoj 41 mijë anëtarë qe iu pergjigjen thirrjes per te votuar.  Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim dhe as shprehur keqardhje për “fitoren publicitare” të Lulit. Për atë, flasin më mirë se unë ato që keni parë vetë:Patë pabarazi mjetesh, pabarazi burimesh njerëzore, pabarazi burimesh financiare, dhe sidomos kohë shumë të shkurtër. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën dhe përdori administratën e partisë; patë deputetë, dhe kryetarë degësh që nuk mbajtën distancën etike dhe as standardin e kërkuar nga udhëzimet e kryesisë dhe këshillit kombëtar për të mos ndërhyrë në proces; patë të zvogëlohej lista e anëtarëve nga 100 në 70 mijë. Patë demokratë, themelues partie, ish-deputetë, drejtues dhe figura publike që nuk gjenin emrin në listë. Patë dhe fenomene të tjera të papranushme;Të gjitha këto nuk na bëjnë nder. Të gjitha këto na tregojnë në sytë e shqiptarëve të pazot për të marrë përgjegjësitë që na presin. Pra, kjo garë na dha një mundësi që nuk u shfrytëzuan. Para shqiptarëve ofruam një garë, por jo standarde. Shqiptarët panë se brenda partisë zgjedhjet ishin në shumë aspekte më keq se ato mes palëve politike.  Megjithate, unë nuk jam Luli. Unë e pranoj këtë rezultat. Unë e pranoj vendimin e demokratëve. Kam qenë dhe jam i vetëdijshëm se kam ndërmarrë një sfidë të vështirë, që në kaq pak kohë të ndaloja inercinë e makinerisë së mjeteve dhe inercinë e lidhjeve emocionale të anëtarëve me një projekt të vjetër dhe të shteruar. Por, ato qindra vota që mbështetën projektin tim, janë fitili që ndezi një lëvizje të re, një lidhje të re, të demokratëve me projektin tim. Manifesti politik për ringritjen e PD është sot projekti i vetëm konkret dhe gjithëpërfshirës që demokratët kanë përpara. Me këtë Manifest PD mund të ringrihet dhe të rritet, të bëhet e pastër, ftuese dhe fituese. Unë nuk iki. Nuk dorëzohem. Nuk krijoj parti të re. Unë do të vijoj me këmbëngulje të shpalos para gjithë anëtarësisë këtë Manifest. Këtë projekt ringritje. Vetëm kështu demokratët do të mund të kenë një parti të tyre dhe jo të kryetarit, qytetarët do të kenë një parti të tyre, jo vetëm të demokratëve. Vetëm kështu politika bëhet frymëzim për qytetarin, bëhet e vërtetë dhe mund të sjellë ndryshimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY