Vihen në pranga punëtorët, ndërtonin pa leje në Korçë

Vihen në pranga punëtorët, ndërtonin pa leje në Korçë

67
0
Shares

U kapën duke kryer ndërtime pa leje në Korçë, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ndërtesës ku po kryheshin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Voskopojë, Korçë, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në këtë objekt.

Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, shtetasi A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY