Rama nënshkruan në Bruksel me Blinken marrëveshjen për 5G në Shqipëri, vite...

Rama nënshkruan në Bruksel me Blinken marrëveshjen për 5G në Shqipëri, vite më parë promovoi 5G e Kinës

143
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken ku edhe u nënshkrua marrëveshja për zhvillimin e 5G në Shqipëri.

Rama tha gjatë takimit se krijimi i një korridori komunikimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm.

Rama u bëri ftesë dhe vendeve të tjera të Europës që t’i bashkohen një nisme të tillë teksa shprehet më tej se këto shërbime duhet të vihen në duart e qytetarëve dhe të mos preken nga palët e treta dashakeqëse.

“Për mua dhe ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm sepse, sicc e dini kemi marrë nismë prej disa vitesh dhe i kemi kërkuar dhe vendeve të tjera në rajon që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor së bashku komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëe të Shqipërisë dhe institucioneve të sigurisë dhe të mos konpromentohet nga palët e treta. Shqipëria është krah SHBA-së dhe do jetë përherë. Shpresoj që sëbashku të bindim dhe palët e tjera në rajon për të na u bashkuar në këtë nismë” – tha Rama.

Këtë marrëveshje e ka përshëndetur sekretari Blinken i cili u shpreh se Shqipëria po vendos një shembull të fortë për shtetet e tjera për nevojën që ka vendi për rrjetet teknologjike.

“Po vendosni një shembull të fortë për të tjerët  sot për nevojën për të siguruar se kur bëhet fjalë për rrejtët më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar. Kjo është e rëndësishme dhe një mesazh për ti dërguar të tjerëve. Ajo që është më e rëndësishme jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme përfshi edhe stërvitjen Defender21” – tha Blinken.

Në 2019 Rama promovoi në Tiranësistemin e 5G të Kinës, por pas tërheqjes së vëmëndjes ai u tërhoq nga ky plan.

“Në Shqipëri nuk ka as lidhje funksionuese 5G dhe as një datë për të filluar me të. Problemi është se frekuencat e nevojshme për 5G janë të mbizëna. Qasje aty ka vetëm Telekom Albania dhe Vodafone Albania. Vodafone në nëntorin e kaluar bëri një demonstrim publik të 5G në Shqipëri në prani të kryeministrit Rama e shtypit. Vodafone Albania përdori për këtë komponentë kinezë për shkak të lidhjeve të ngushta të koncernit mëmë Vodafone me Huaëein. Këtë e kritikoi Ambasada e SHBA-së e prej atëherë u ndërprenë të gjitha planet. Si dhe kur do të ketë në Shqipëri sinjal 5G pa pjesëmarrje kineze, kjo nuk dihet”, shkruante Droni.al.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/779185562784970/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY