Jemin Gjana: Zëvendësimet e disa komisionerëve me kërkesë të kandidatëve. Deri në...

Jemin Gjana: Zëvendësimet e disa komisionerëve me kërkesë të kandidatëve. Deri në orën 13.00, pjesëmarrja 31.3%

222
0
Shares

Kreu i komisionit zgjedhor Jemin Gjana deklaroi se është po vijon normalisht votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD. Zëvendësimet e disa komisionerëve janë bërë me kërkesë të kandidatëve, tha Gjana ndërsa deri në orën 13.00, pjesëmarrja 31.3%.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË KOMISIONIT ZGJEDHOR, JEMIN GJANA.

E dhëna e pjesëmarrjes për orën 13.00 në shkallë vendi janë 23 mijë e 536 anëtarë që kanë votuar, diku tek 31.3% në raport me 75 mijë e 67 anëtarë që janë.

Procesi ka vazhduar normalisht, ndërkohë ka ndonjë zëvendësim të vëzhguesve të ndonjë prej kandidatëve në garë për arsye të ndryshme, probleme të tjera nuk kemi.

Pyetje: Z. Gjana keni ndonjë përgjigje për kandidatët në garë të cilët edhe nga selia blu kritikuan procesin si të njëanshëm, vëzhguesit e tyre janë dëbuar, janë nxjerrë jashtë, një garë e pabarabartë, keni një përgjigje? Madje edhe z.Nishani, kreu u Këshillit Kombëtar, pak më parë e quajti maskaradë elektorale.

Jemin Gjana: Mos e ka ngatërruar me 25 prillin ndoshta, por gjithësesi është në drejtën e tij. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem, për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në tre orët e paradites, vetëm për llogari të kandidatit Shehaj, kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje. Kemi larguar Ermal Sefën me kërkesën e kandidatit, e kemi zëvendësuar me Ferdinad Zdravën po me kërkesë të kandidatit, kemi larguar Ferdindand Zdravën ,e kërkesë të kandidatit dhe e kemi zëvendësuar me Fabio Hoxhën po me kërkesë të kandidatit. Nëse kanë probleme me individët që i çojnë për përfaqësim, nuk u qëndrojnë apo nuk bëjnë ato që u kërkojnë kandidatët, është çështje e tyre. Nuk kemi lejuar asnjë njeri të shkelë asnjë prej rregullave dhe udhëzimeve që kemi dhënë. Më vjen keq që e kthejmë në një debat dhe një lojë politike.

Z. Gjana, ju thoni se nuk keni lejuar askënd që të cënojë udhëzimin, por në rrjetet sociale po qarkullojë foto ku është fotografuar vota, kryesisht votë për kryetarin në detyrë . Lulzim Basha.

Jemin Gjana: E kam konstatuar këtë në dy raste, nuk janë vota, është fleta e votimit që është publikuar, mbi të cilën njerëzit kanë bërë shënim dhe e kanë futur në rrjetet e tyre për të nxitur individët të votojnë për një kandidat ose për një tjetër, por nuk janë fotografime të votave brenda qendrës së votimit. Se ç’bëjnë individët nga jashtë qendrës së votimit është punë e tyre.

Pyetje: në njësinë 5 vazhdon normalisht votimi?

Jemin Gjana: Votimi në njësinë 5 është duke vazhduar shumë normalisht. Dua të falënderoj përfaqësuesen që u dërgua atje që në orën 11.00 Barbara Doda, e cila po tregon korrektësinë maksimale në ndjekjen e procesit për llogari të kolegut Shehaj i cili pati një përfaqësim në orët e mëngjesit me një përfaqësuese tjetër që u tregua problematike, fotografonte, filmonte, bërtiste, krijonte probleme brenda qendrës, ranë dakord ta zëvendësojnë, e kemi zëvendësuar dhe procesi vijon normalisht.

Pyetje: Z. Gjana, pas deklaratës së z. Nishani në Devoll, ai theksoi se është përgjysmuar lista e anëtarëve të PD-së dhe e cilësoi këtë si një lloj frike që mund të ketë kryetari Lulzim Basha. A është e vërtetë kjo?

Jemin Gjana: Nëse në Devoll është përgjysmuar lista, unë ju bëj me dije se nuk ka përgjysmim të listave por normalisht mund të ketë ende në lista prandaj ne kemi vënë një klauzolë që të votojnë njerëzit që kanë karta anëtarësie. Nëse ka në Devoll, unë po ju them se ka ndodhur edhe në Has, një problem me listën që është në sistem, sepse kanë bërë një riorganizim në muajt e fundit. Nuk e kanë updat-uar dhe ka mbetur lista e votimit për kandidatët për deputetë. Nuk kemi bërë asnjë ndryshim, asnjë shtesë sepse kemi dashur t’i qëndrojmë korrekt deklaratës së bërë nga fillimi. 75 mijë e 67 anëtarë kemi në sistemin elektronik të partisë dhe do të shtohen vetëm ata që do të shkojnë me kartë identiteti. Nuk ka absolutisht, ju garantoj për këtë, asnjë veprim të qëllimshëm të kësaj natyre. Normalisht, na dalin individë të veçantë që mund të kenë patur pozicione partie nëpër degë, n/kryetarë, sekretarë, etj, që u ka ikur emri nga sistemi, janë detyruar të shkojnë në familje, të marrin kartën të shkojnë të votojnë. Por, gjë të qëllimshme nuk ka. E them këtë me përgjegjësi të plotë.

Postimi në Facebook i Enkeleda Çela pas largimit të saj si komisionere në njësinë 5:

Te nderuar miq e mikesha te mia!
Te gjithe e dini perkushtimin tim dhe mbeshtetjen time te pakufi ndaj PD qe nga dita e themelimit te saj.Per fat te keq dua sot te ndaj me ju nje ngjarje te paprecedent ne procesin e votimit per garen per Kryetar te PD ku une isha ne cilesine e perfaqesueses se Agron Shehaj ne komisionin e votimit prane Deges se PD Nr.5.
Ka ndodhur e pabesueshmja dhe e pa ndodhura ndonjehere edhe ne votimet ne 25 prill ku pretendohet se u bene njemije e nje te zeza!!!
Jam perjashtuar nga procesi me urdher te kryetarit te Deges 5,Cim Babasi,i cili ka ushtruar edhe dhune fizike ndaj meje ne prani te komisionereve dhe personave te tjere qe prisnin te votonin.Me urdher te tij komisioni mori vendim per te me perjashtuar per shkaqe komplet te sajuara dhe jo per shkakun e vertete qe ishte se Po behesha pengese per parregullsite ne votim.
Kam reaguar ne menyre qytetare dhe te permbajtur per te mbrojtur dinjitetin tim dhe te asaj cfare une perfaqesoj por ishte teresisht e pamundur.
Eshte mbyllur procesi I votimit pasi refuzova te dal jashte dhe kane mbyllur votimin dhe deren e komisionit duke me detyruar me pas edhe te dal jashte.
Kane inskenuar me ane te administratores se pallatit ne te cilin ndodhet zyra e Deges duke futur ne qendren e votimit ate dhe persona te tjere te panjohur krejtesisht per mua me sebepin se Po behet shume zhurme nga Ana ime dhe Po shqetesoja banoret.Kam dale nga zyra dhe kam pritur por pa rezultat qe te fillonte procesi I votimit por me kerkesen e z.Albana Vokshi ne cilesine e te derguares se Jemin Gjana’s per te zgjidhur situaten u largova bashke me te dhe jam mbajtur ne menyre tinzare derisa procesi filloi pa pranine time dhe me urdher edhe te saj une Nuk u lejova te vazhdoj detyren dhe procesi te kompromentohet sepse Nuk ishte bere zevendesimi sipas procedures me nje perfaqesues tjeter!
E deklaroj kete me pergjegjesi te plote dhe kam deshmitar Zotin qe po them vetem te verteten!
Dhe te vertetes do I shkoj deri ne fund!
Keshtu jam e edukuar,ju me njihni! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY