Vijon edhe sit protesta e maturantëve ndaj ministrisë së Arsimit. Ata protestojnë kundër testit të Matematikës për Maturën Shtetërore duke kërkuar uljen e tavanit të pikëve ndërsa kanë vënë në dukje dhe shumë gabime shkencore në test.
Ata protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve me pankarta ku shkruhet: ‘Ministre eja na zgjidh testin’, ndërsa kanë vendosur të ulen këmbëkryq para godinës.
Shumë prej tyre janë shprehur se do ti cojnë një peticion me disa pika ku kryesorja është rishikimi i pikëve të vlerësimit dhe ulja e tavanit, pasi shumë nxënës të ekselencës mund të mos arrijnë notën maksimale të cilën pretendojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/