Në Tiranë bëhet nami, por policia arreston në Zall Bastar për ndërtim...

Në Tiranë bëhet nami, por policia arreston në Zall Bastar për ndërtim pa leje

122
0
Shares

Në të gjithë Qarkun e Tiranës, janë goditur 2 raste të ndërtimeve pa leje, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar dy shtetas konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal)në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ndërkaq brenda në Tiranë vijojnë ndërtimet pa leje para pallateve, por nuk i sheh njeri. a.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY