Eriksen bie në fushë gjatë ndeshjes Danimarkë Finlandë, tronditet bota e...

Eriksen bie në fushë gjatë ndeshjes Danimarkë Finlandë, tronditet bota e futbollit, gruaja e tij Sabrina në stadium, mësohet gjendja shëndetësore

336
0
Shares

Sabrina Kvist ne stadium e tronditur

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Kristian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë botën.

Ndërkaq është mësuar gjendja momentale e mesfushorit. ‘’Bein Sport’’ shkruan se Eriksen është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme dhe është dërguar në spital.

Ataku kardiak që pësoj Kristian Eriksen ka tronditur gruan e tij Sabrina Kvist e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën.

Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjer kanë tentuar ta qetësojnë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë.

Nuk kanë munguar lotët e tifozëve dhe futbollistëve të pranishëm në stadium dhe jo vetëm. Lojtari Interit pas disa minutash ku po merrte shërbimin mjekësor nga stafet e dy skuadrave është larguar me barrel tek spitali më i afërt në Danimarkë.

E gjithë kjo situatë jo e këndshme ka krijuar kolaps në rrjetet sociale. Të gjithë të interesuar për të mësuar mbi gjendjen e lojtarit ka bërë që rrjeti social Tëitter ka bërë që të bllokohet. r.s

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY