Gramoz Ruçi largohet nga politika, pas 30 vitesh si numri 2 i...

Gramoz Ruçi largohet nga politika, pas 30 vitesh si numri 2 i PS kthehet në shtëpi

178
0
Shares

Gramoz Ruçi
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika pas 30 vitesh në postet me të larta të PS. Ai deklaroi sot në kongresin e PS që mbahet në stadiumin Air Albania se do të dorëzojë mandatin e deputetit në shtator dhe se nuk do të jetë më në PS.

“Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratonw ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.

Gramoz Ruci ka qënë anëtar i PPSH dhe me pas i PS pas ndërrimit të emrit në qershor të vitit 1991. Në këtë ditë para 30 vitesh ai ishte ndërkohë edhe ministër i Brendshëm i dikaturës. Qe prej vitit 1991 e deri ditën kur u bë kryetar Kuvendi në vitin 2017 ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe ishte garant i lidhjes se PS në strukturë me atë që kishte PPSH.

Largimi i tij nga politika pas 30 vitesh tregon se sa i avashtë është tranzicioni dhe transformimi i shoqërisë dhe politikës shqiptare. r.p

Pjese nga fjalimi i Rucit:

“Bijtë e mi unë nuk jam person që emocionohem kollaj dhe me fjalën e Megit mund t’ju them që jam shumë i emocionuar. Nuk jam për të mbajtur fjalim apo për historikun 30 vjecar të PS, por për të marrë fjalën dhe për të dhënë ashtu si kurse kolegët e mi, përshkruan emocionet e tyre në dokumentar. DO e ndaja në 2 periudha të ndara në 2005. Nuk po e them se si u themelua, u programua dhe se si u miratua familja jone politik.

Ne u anatemuam si vetë PP, por nuk mjaftonte kaq. Të ishe socialist nuk ishte e modës. Flitej për shtet ligjor por vetëm Maliq kishte për socialist, flitej për ekonomi trego, por nuk kishte, flitej për shtet të së drejtës por të drejta për socialistët nuk kishte, kishte dhunë, arrestime që përfundoi me burgosjen e Nanos, kanë qenë vite të vështira, prandaj unë meqë jam ende këtu aktiv në jetën politike, do të përshëndes Kryesin 15 anëtarët e parë të PS, do të përshëndetja 3 nënkryetarët e parë. Do të përshëndesja, shumë figura të spikatura që janë marrë me programin e PS.

Përshëndes 4 të parët që mbërritën në PS, mes tyre Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, përshëndet 28 deputetët e grupit të parë të PS me në krye Namik Doklen, kanë qenë 36, por 8 prej tyre nuk jetojnë më, ky ka qenë grupi më i mirë parlamentar që ne kemi pasur në 8 mandate parlamentare dhe së fundmi, do përshëndesja Fatos Nanon. I dashur Fatos, ne jemi krenar për ty për shumë gjëra pasi askush nga ne apo kundërshtarët nuk thonë dot që nuk je politikan, ne jemi krenar që të kemi pasur kryetar se je intelektual, i dashur Fatos.

Shumë socialist nga ‘91-‘97 u persekutuan, por 4 vite burg i bëre ti se ishte kryetar i jonë. I dashur Edi, të kujtohet 2003 kur u shprehe dëshirën për të qenë kryetar shumë delegatë nuk të mbështetën e megjithatë ti qëndrove stoik, pasi ti e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton ambicia dhe dëshira, por duhet edhe dëshira dhe dashuria e atyre për të cilat ti pate ambicien për t’u bërë kryetar i tyre dhe ajo erdhi natyrshëm në 2005 dhe ja ku jemi sot, kaq krenar si asnjë parti e majtë në Europën lindore me 3 mandate rresh fitimtare. Jemi me fat që kemi me fat një lider këmbëngulës, me ambicie, të vendosur e përkushtuar dhe të maturuar ”, tha Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY