Maturantët në protestë: Ministre eja na zgjidh testin. Reagon Kushi: Po reflektojmë

Maturantët në protestë: Ministre eja na zgjidh testin. Reagon Kushi: Po reflektojmë

82
0
Shares

Qindra maturantë në të gjithë vendin protestuan sot kundër testit të Matematikës për Maturën Shtetërore duke kërkuar uljen e tavanit të pikëve ndërsa kanë vënë në dukje dhe shumë gabime shkencore në test.

Ata protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve me pankarta ku shkruhet: ‘Ministre eja na zgjidh testin’, ndërsa kanë vendosur të ulen këmbëkryq para godinës.

Shumë prej tyre janë shprehur se do ti cojnë një peticion me disa pika ku kryesorja është rishikimi i pikëve të vlerësimit dhe ulja e tavanit, pasi shumë nxënës të ekselencës mund të mos arrijnë notën maksimale të cilën pretendojnë.

Madje disa prej tyre kanë kërcënuar se do të bojkotojnë testin e lëndës me zgjedhje nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Fill mempas ka reaguar ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila shpjegon se momentalisht po rishikohet vështirësia e provimit dhe në rastin se rezulton se e tejkalon nivelin e parshikuar do të bëhej rishikimi i shpërndarjes së pikëve për notë.

Postimi i Kushit:

Të dashur maturantë,
Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.
Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës! a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY