Aktivistja Evi Kokalari takon ish Sekretarin Pompeo, ja çfarë i tha për...

Aktivistja Evi Kokalari takon ish Sekretarin Pompeo, ja çfarë i tha për dosjen e Berishës

877
0
Shares

Aktivistja e njohur shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, të premten gjatë një takimi me ish-Sekretarin amerikan Mike Pompeo, e pyeti këtë të fundit nlse kishte dijeni për një dosje për non grata për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një postim në Facebook vetë Kokalari shkruan:

“Pata fatin të takoj dhe të flas me Sekretarin Mike Pompeo sot. Sigurisht që e pyeta nëse kishte dijeni për dosjen e Berishës, e cila supozohet të jetë hapur nga Administrata e Trump-it, – tha aktivistja. – Sekretari Pompeo s’ishte fare në dijeni për dosjen dhe as për korrupsionin e politikanëve në fjalë.

I shpjegova në detaje çfarë po ndodh, dhe ndërkohë që tha se do të telefononte Kongresmenin Lee Zeldin, më premtoi që Adminstrata Trump s’ka lidhje fare me këtë çështje.

Është e qartë që Ambasadori Donald Lu, e ka përpiluar dhe çuar dosjen e Berishës në DASH, por jo me kërkesë të dikujt nga Administrata e Trumpit, por me sa duket, me urdhër dhe për përfitimin të dikujt tjetri.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY