Avioni duke u ulur në pistën e Kukësit
Kryeministri Rama ka publikuar sot disa çmimr biletash nga Kukësi në Zyrih e anasjelltas. Rama nuk thotë se kur do të nisin fluturimet dhe nëse aeroporti i Kukësit ishte licensuar plr fluturime sebashku me korridorin ajror.
Rama kreu një fluturim të vështirë nga Tirana në Kukës ditën e inagurimit. Fluturimi zgjati gati një orë pothaujse sa ben me makinë nga Rinasi në Kukës.
“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit.
Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti.
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/