ESKLUZIVE/ Pronari i lokalit në Kepin e Rodonit, si e organizoi sulmin...

ESKLUZIVE/ Pronari i lokalit në Kepin e Rodonit, si e organizoi sulmin me dron ndaj Lefter Kokes. Nuk e kapi policia, por ja si ndodhi zbulimi

444
0
Shares

Ambientet e brendshme te kantines se pijeve Skenderbeu

Sulmin me dron me eksploziv ndaj kantinës së pijeve Skenderbeu në Durrës e ka kryer një biznesmen. Gentjan Meta nga fshati Sallmone i Shijakut është ndërkohë pronar i restorantit, Il Capitano në Kepin e Rodonit.

Pikërisht tek restoranti i tij policia gjeti një makinë të autorit dhe nga kontrolli brenda saj u gjet edhe një pistoletë me 7 fishekë.

Gjatë kohës që ka kryer atentatin ai nuk ka pasur pistoletë më vete.

Ndërkaq nuk ka qënë policia por banorët e rrrugës ku ndodhet kantina që ia kanë dalë të ndalojnë autorin e shpërthimit me eksploziv.

Kantina e pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Ndërsa droni ka fluturuar afër shtëpive të tyre ata pak caste më vonë kanë dëgjuar edhe eksplozivin që shpërtheu mbi katin e tretë të një ndërtese të kantinës. Menjëherë janë vënë në kërkim të autorit. Fillimisht kanë gjetur një qese blu ku ishte bredna telekomanda e dronit ndërsa disa banorë mbanin mend se kishin parë një të ri që kishte një qese blu në dorë.

Ata e kanë ndjekur të riun derisa e kanë gjetur në një shtëpi të braktisur. Më pas kanë thirrur policinë e cila ka kryer veprimet përkatëse.

Sulmi me dron u krye në biznesin e deputetit të PS, Lefter Koka. Ai është aksioner me 88% të aksioneve ndërkohë policia nuk ka dhënë detaje të shumta rreth këtij atentati.

Nuk ka pasur dëme të mëdha materiale dhe as dëme në njerëz.

Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg”. Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian.M 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri. Ndërkaq po ndiqet në gjendjet ë lirë edhe vëllai i Gentjanit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY