Kërcënimi i prokurorit në Përmet, Bajrami bën kallëzim, reagon edhe Ilir Meta

Kërcënimi i prokurorit në Përmet, Bajrami bën kallëzim, reagon edhe Ilir Meta

133
0
Shares

Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami është kërcënuar përmes vendosjes së fishekëve në dritaren e zyrës së tij.

Bajrami ka bërë kallëzim 3 ditë më parë në prokurorinë e Përmetit duke thënë se ka gjetur një fishek model kalibri 56. Pas kësaj ai ka bërë kallëzim në polici dhe është marrë në mbrojtje policore. Për këtë ngjarje është vënë në dijeni edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por nuk ka një  kërkesë zyrtare për mbrojtje.

Prokurori ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka marrë thirrje në celular nga numra privatë, të cilat po verifikohen tashmë nga grupi hetimor.

Edhe Presidenti Meta ka kërkuar hetim të shpejtë dhe të vendosen para ligjit autorët.

“Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar. Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike,” shprehet Meta. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY