Ndodh në Tropojë, arrestohet ndërtuesi, po punonte në një banesë pa leje

Ndodh në Tropojë, arrestohet ndërtuesi, po punonte në një banesë pa leje

166
0
Shares

Ndërtim pa leje në Tropojë
Arrestohet në flagrancë sipërmarrësi i punimeve të një ndërtimi që kryhej pa leje brenda vijës së verdhë.ë në qytetin e Bajram Currit.

Ndërkaq është shpallur në kërkim pronari i truallit, i cili kishte porositur ndërtimin.

Policët e Komisariatit të Policisë Tropojë gjatë kontrollit të territorit në qytetin e Bajram Currit, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, i shtetasit A. M., 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Senec-Kosovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ish-parku”, lagjja Dardania, në qytetin “Bajram Curri”, u konstatua duke punuar në një objekt në ndërtim, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente, njoftoi policia e Tropojës.

Ky shtetas ishte në rolin e sipërmarrësit për kryerjen e punimeve dhe ndërtimi ishte brenda vijës së verdhë të qytetit të Bajram Currit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se trualli i ndërtimit rezultonte me certifikatë pronësie në emër të shtetasit F. J., i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit F. J. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY