Rudolf Elezoviç u ekzekutua 10 ditë më parë me një plumb në...

Rudolf Elezoviç u ekzekutua 10 ditë më parë me një plumb në kokë

203
0
Shares

Rudolf Elezoviç
Oficeri i antidrogës Rudolf Elezoviç është ekzekutuar me një plumb në kokë dhjetë ditë më parë, sipas ekspertizës.

Hetuesit dyshojnë se oficeri i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit është ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas është çuar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit.

Sipas mediave malazeze, policia nuk ka gjetur armën apo gëzhojën. Pranë trupit nuk kishte asnjë provë që do të ndihmonte grupin hetimor.

Fillimisht u dyshua se ai ishte vetëvrarë, por pas këqyrjes me imtësi të vendit të ngjarjes, policia arriti në konkluzion se Elezoviç është vrarë.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014. Së fundmi  punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në Ulqin e Tivar. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY