Ish kryeministri Sali Berisha
Gazetari Çim Peka tha sonte se kishte dlshmi të sigurta për një bisedë Rama-Veliaj fill pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para Berishës, i cili është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ai tregoi se kryeministri Edi Rama telefononte kryebashkiakun Erion Veliaj për detaje nga vendimi.
“E kam nga burime të sigurta, një ditë para se të shpalleshit “non grata”, e kam nga një dëshmitar oklar, Rama e merrte në telefon Veliajn. Ishte në Amerikë, një ditë para dhe e pyeste: Ti je aty dhe më thuaj çfarë ore del vendimi. Dhe Veliaj i thoshte; pse bën sikur nuk je ti pas kësaj, ti e di kur del vendimi!,”-tha Peka.
Ndërkaq në Çim Peka Live, ish-kryeministri Berisha tha se gjitha ajo që ndodhi me vendimin ndaj tij nga DASH, është absolutisht një vepër hakmarrëse e Edi Ramës dhe lobeve kundër interesave shqiptare, në bashkëpunim me multimiliarderin George Soros.
Berisha është shprehur se kjo ka ardhur si pasojë e një lobingu të Soros, për shkak se ai (Berisha) doli kundër projektit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, askush nuk po fliste kundër projektit për ndarjen e Kosovës, deri kur ai foli dhe reagoi me ashpërsi kundër.
“Unë e përshëndes vendimin e presidenti Joe Biden, për urdhërin ekzekutiv kundër atyre që punojnë për ndryshimin e kufijve. Në administratën e SHBA kishte njerëz që po punonin për ndarjen e kufijve, si John Bolton”, tha Berisha bë vijim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/