Kongresi i PS do të mbahet në stadium, Arben Malaj: Nuk e...

Kongresi i PS do të mbahet në stadium, Arben Malaj: Nuk e bën as Partia Komuniste e Kinës

125
0
Shares

Arben Malaj

Kongresi i PS do të mblidhet në një stadium duke krijuar aq sa humor edhe frikë nga prirja e grandomanisë së Kryeministrit Rama që po zgjedh komplekse të mëdha ndërtimore për të promovuar politikat e tij dhe për të bërë propogandë.

“Sepse fjala Kongres dallon nga fjala festë. Mbledhja e Kongresit ka një rëndësi të madhe për partinë. Tjetra, rilindasit janë të fokusuar më shumë te festimet sesa te përgjegjësitë.  Siç e kam theksuar, në ndjekjen e kujdesshme që bëj, nuk e gjej në asnjë vend tjetër. Këtë nuk e gjej as te Partia Komuniste e Kinës që përfaqëson 1.4 miliardë banorë që nuk bëjnë kongrese në stadium”, tha Arben Malaj gjatë një interviste për televizionin Faxneës.

Më tej ish-socialisti shtoi se qëllimi i vërtetë për t’u mbledhur në stadium nuk kanë qenë rregullat anti-Covid, siç mundohen ta justifikojnë figurat pranë PS-së, sepse po të ishte kjo arsyeja, atëherë do ta mbanin online.

“Nëse do bëhej për anti-Covid mund të bëhej në ëebinar. Ti dëgjon, bdërsa në stadium ti vetëm brohoret. Kot lodhen disa figura pranë PS për të justifikuar domosdoshmërinë e mbajtjes së Kongresit në stadium. Nuk e di cila është arsyeja e mbajtjes së Kongresit në stadium. Na bëka një Kongres të jashtëzakonshëm në stadiumin Kombëtar. Kam dhembshuri për socialistët e thjeshtë. Duhet një reagim i shoqqerisë. Modeli i pushteteve absolute është një model që e gëryen demokracinë”, theksoi Malaj. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY