Basha, takim me demokratët e Tiranës: Të mohosh masakrën e 25 prillit...

Basha, takim me demokratët e Tiranës: Të mohosh masakrën e 25 prillit do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë

64
0
Shares

Kryetari në detyrë, Lulzim Basha takoi edhe sot demokratët e Tiranës ndërsa tjeksoi se kush mohosh masakrën e 25 prillit do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë. Ne nuk mund ta pranojmë. Ne do vazhdojmë me gjithë forcën që kemi betejën për ndryshimin, tha ndër të tjera Basha.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT BASHA ME DEMOKRATËT NË DEGËT 7,10,12 DHE 14 NË TIRANË

Dega 7 dhe 10

Faleminderit zoti kryetar i degës 7, zoti kryetar i degës 10, të nderuar zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokratë e demokrate, përfaqësues të degës 7 dhe 10, të strukturave të Partisë Demokratike, të Lidhjes Demokratike të Gruas, të Forumit Rinor, të dashur miq, dua në radhë të parë të shpreh mirënjohjen më të thellë për gjithsecilin prej jush dhe për mijëra demokratë anembanë Tiranës dhe në degën 7 dhe në degën 10, që përballë makinerisë më të sofistikuar të manipulimit dhe grabitjes zgjedhore të 30 viteve, përball egërsisë së pushtetit që u derdh si asnjëherë tjetër duke i trajtuar kundërshtarët politik, demokratët si armiq njësoj si në 1944-45.
Përballë sofistikimit të metodës së blerjes së votës, të intimidimit, të patronazhit si sistemi i sigurimit të shtetit, përballë të gjithë padrejtësive me të cilat jemi pëballur në nivel institucional, politik dhe ju vetë në nive personal nga mëngjesi deri në darkë, përball anormalitetit, çmimit të lartë të sakrificës pesonale me të cilën keni paguar aktivizmin tuaj politik në këtë fushatë dhe në betejat që i paraprinë asaj,  prapë se prapë, vota e qytetarëve tregon vet se ndonëse në kushtet të barabarta njësoj si në 91 pa asnjë pushtet, përball një pushteti i cili kombinonte egërsinë, barbarinë e 91-shit me urrejtjen dhe makinerinë e dhunës së 2001-shit dhe bandat kriminale si faktor i pandashëm i pushtetit ilegjitim të Edi Ramsë në këto 8 vite, nuk ja dolën as t’i ulnit kokat, as t’ju bënit të dorëzoheshit.
Dhe për këtë fjala mirënjohje nuk mjafton ndaj jush si kapitenët e kësaj beteje dhe ndaj çdo demokrati e çdo demokrate të angazhuar në këtë betejë.
Miqtë e mi, ne e dinim që beteja do të ishte e pabarabartë, e ndaj morëm të gjitha masat që t’i përgjigjeshim me bashkimin më të madh të mundshëm popullor. Që nga koalicioni më i gjërë politik, tek lidhjet me grupet e interesit që morrën format e kontratave programore, treguan se me vetëdijen që po përballeshim me një kundërshtar i cili kishte shkelur çdo rregull të shkruar dhe nuk kishte ndërmend as t’i zbatonte ato, ne do t’i përgjigjeshim me mobilizimin më të madh popullor. Sa më shumë rritej mobilizimi popullor, sa më i madh bëhej bashkimi ynë, aq më i tërbuar ishte kundërshtari nga ankthi i humbjes.
Sakrifica juaj është kyçi i faktit që përpos kësaj masakre zgjedhore, Partia Demokratike nuk doli më e vogël, më e dobët, por doli më e madhe, më e fortë dhe tanimë më e vendosur për ta çuar deri në fund misionin e saj.
Misioni ynë nuk është një mision vetshërbyes. Ne nuk kemi lindur si një parti për të marrë pushtetin si kundërshtari ynë me çdo kusht e me çdo çmim, e duke shkelur mbi trupat dhe gjakun e shqiptarëve. Ne kemi lindur për të kundërtën, për ta çliruar Shqipërinë nga ky lloj sundimi që lindi përmes terrorit, që lartësoi krimin dhe edhe pas rënies se komunizmit vazhdon të punoj me teorinë e krimit të dobishëm, pra, që për hir të pushtetit t’i mund të bashkëpunosh edhe me kriminelin edhe me të korruptuarin.
Ne kemi lindur si nje forcë politike që pushtetin e sheh si një instrument ndryshimi për njerëzit. Fillimisht për të rrëzuar komunizmin e për të sjellë demokracinë e më për të gjitha arritjet e mëdha që jo më kot, jo rastësisht mbajnë vulën tonë dhe jo rastësisht kundërshtari ynë politik ndonëse sot ka administruar në njësinë kohë më shumë dhe më gjatë Shqipërinë sesa ne dhe nuk ka një arritje të vetme.
Që nga futja në Këshillin e Europës tek futja në NATO, që nga heqja e vizve dhe marrja de facto e statusit të vendit kandidat, që nga zhvillimi i infrastrukturës, investimet e huaja. Dyfishimi i pensioneve, rrogat e mësuesve dhe për kategoritë e tjera, zhvillimi ekonomik, të gjitha mbajne vulën e kësaj familje politike. Vlerat tona, bashkimi që dimë të tregojmë duke lënë mënjane mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë që janë normale në gjirin e çdo familje politike kur vjen fjala për t’u përballur me kundërshtarin, kur vjen fjala për t’i shërbyer njerëzve.
Në një kohë kur besimi në politik ka rënë anembanë botës, edhe në vendet me demokraci të konsoliduar. Në nj kohë kur Shqipëria përballet me një regjim që kontrollon të gjitha pushtetet edhe median, prapë se prapë Partia Demokratike qëndroi dhe u rrit, dhe u bë më e fortë dhe de fakto realizoi një shumicë qytetarësh për ndryshim të tjetërsuar përmes instrumentave parapolitikë, ekstra politikë, kriminal, korruptivë dhe antiligjor.
Megjithëse kanë kaluar 3 dekada dhe kemi qenë përpara sprovave të jashtëzakonshme, dhe nuk jemi bërë me të vegjël dhe më irelevant, por vazhdojmë të mbetemi shpresa e shqipëtarëve për demokraci dhe kërcënimi i vetëm për regjimin autoritar që de facto ka asgjësuar mekanizmin demokratik në datën 25 Prill.
Kjo është merita juaj, kjo është merita e demokratëve dhe është një meritë e cila nuk vjen thjesht dhe vetëm nga vlerat me të cilat kemi lindur se me të tilla vlera lindën dhe partitë që nuk ekzistojnë më. As thjeshtë dhe vetëm prej pushtetit moral për të sheshuar mosmarrëveshjet para fushatave, as thjeshtë dhe vetëm prej programit, ndonëse e di, që ky program është një nga arsyet e fushatës së pashembullt që ngreu shpirtrat e njerëzve, rindezi shpresën që mendonim që ishte venitur apo kishte vdekur dhe mobilizoi masivisht qytetarët. Për mua kryesorja ka qenë që shqiptarët edhe kësaj radhe besuan njësoj si në 91, njësoj si në 92 që beteja nuk po zhvillohej për mua, për karrigen time, për ju, për karriget tuaja, por po zhvillohej për ta, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe prandaj shpërfillën masivisht makinerinë gjigande të masakrës zgjedhore.
U larguan socialistët edhe publikisht nga partia që i kishte të gjitha pushtetet dhe erdhën te një opozitë që kishte dhe ka vetëm një pushtet, pushtetin e zemrave, pushtetin moral, pushtetin e qëllimeve më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky është sekreti, kjo është bindja ime. Ne erdhëm në këtë masakër zgjedhore, në këtë betejë të pabarabartë me shumicën dërrmuese të zemrave për ndryshim, sepse ata besuan që ndryshimi për të cilin po punonin nuk ishte ndryshimi për veten tonë por ndryshimi për Shqipërinë dhe ndryshimit për shqiptarët.
Kjo është merita kryesore e gjithsecilit prej jush, ky është dhe shpërblimi për sakrificën dhe çmimin e lartë të sakrificës me të cilin keni paguar jo vetëm në këtë fushatë  por të gjithë betejat që kemi zhvilluar së bashku.
Njësoj si në 91’, 25 prilli janë zgjedhje pa zgjidhje, njësoj si në 91’ jemi të ndarë në dy botë që nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra tjetrën. Ne përfaqësojmë vullnetin e shumicës. Shumica do ndryshim, e donte me 25 prill e do edhe më shumë sot. Njësoj si në 91’, ndjesia e parë e 25 dhe 26 prillit ishte ajo e shokut, e tronditjes, e zhgënjimit, e mosbesimit tek ajo që kishte ndodhur.
Njësoj si në 91 dhe siç e kam parë edhe me sy jo vetëm demokratët që i kam takuar nga jugu në veri në këtë tur tani, por tek të gjithë shqiptarët, këtij shoku dhe këtij dhe këtij mosbesimi i ka lënë vend në fillim zemërata dhe tani vendosmëria për të mos e lënë vendin në duart e një pakice, sepse me 25 prill miqtë e mi, ka rënë mekanizmi themelor, në fakt, mekanizmi i vetëm i demokracisë.
Demokraci do të thotë sundimi i shumicës, do të thotë barazi e votës, do të thotë pavarësisht nëse je më i pasuri apo më i varfri i këtij vendi, t’i ke një votë dhe një pakicë politikanësh të korruptuar, bosësh të karteleve të drogës dhe krimit të organizuar dhe oligarkësh në 25 prill i janë mbivendosur me dhunë shumicës.
Nëse deri më 25 Prill detyra jonë kryesore ishte të sillnim ndryshimin, barra që rëndonte në supet tona ishte të sillnim ndryshimin për shqiptarët, 25 Prilli na ka rikthyer edhe një herë mbi supe një mision të cilin e kryem dikur, që dimë ta kryejmë, që kemi forcën ta kryejmë dhe që kundërshtari politik i cili mendoi që do na gjunjëzonte më 25 prill e di fare mirë që do mund ta kryejmë përsëri. Dhe ky është misioni i kthimit të legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Ky është tani misioni i parë pa të cilin nuk mund të ketë asnjë mekanizëm që të sjellë ndryshimin me votë.
Shqiptarët nuk kanë marrë pergjigje për pyetjet qe shtroheshin më 25 prill, asnjë zgjidhje nuk ka sjellë 25 prilli për asnjë kategori shoqërore, edhe vetë pakica që mban peng shumicën eshtë sot në dilemën e madhe të administrimit të krimit që ka kryer.
Ndaj dy janë përpjekjet kryesore për ta administruar këtë situate politikisht nga kundershtari ynë. E para të na bëjë pjesë të kësaj masakre duke na shtrirë dorën e bashkëpunimit. Me doren tjeter ka filluar të heqë nga puna edhe mesues, duke hequr buken e fëmijëve prindërve, të largojë nga sistemi shëndetsor, të mbylle bizneset me gjobat, të ushtroj terror me OSHE, madje të shkojë deri aty sa të heq nga sektori privat aktiviste, anëtarë, mbeshtetës të Partisë Demokratike duke influencuar ata që kanë kontrata me shtetin apo duke bërë presion me organet tatimore.
Ky është kundërshtari qe kemi sot përballë, armik i egër i demokracisë, armik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve që e trajtonin Partine Demokratike dhe demokratët jo si kundershtarë politikë, por si armiq.
Qendrimet tona duhet të jenë të qarta, qendrimet tona duhet të jenë të pa ekuivoke. Dhe i pari që e ka pergjegjesinë ta bëjë këtë është kryetari i Partisë Demokratike, sot dhe pas 13 qershorit. Kryetari i Partisë Demokratike sot e ka bërë të qartë ditë për ditë dhe i ka perdorur keto mikrofona dhe atë kamera çdo ditë siç e keni ndjekur për të dhënë të njejtin mesazh: nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj kurrë si legjitim masakrën zgjedhore të 25 prillit sepse nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka bashkepunim me autorin e kësaj masakre sepse kjo do të na bënte bashkëfajtorë, pra, betejë deri në fund dhe mobilizimin më të madh popullor për të rikthyer demomracinë, për të rikthyer legjitimitetin. Dhe në funksion të kësaj, jemi të gatshem të bashkëpunojmë me këdo që i dhimbset demokracia në Shqipëri dhe padiskutim na duhet të bashkepunojmë edhe me aleatët tanë, në funsion të sprapsjes së masakres zgjedhore.

Dega 14
Ndaj miqtë e mi tani që kanë kaluar shumë javë nga 25 prilli dhe që shokut tronditjes, pabesueshmërisë për atë që ndodhi në ditët e para njësoj si 31 marsi i 91-shit, siç e mbajnë mend themeluesit dhe qëndrestarët, po i le vendin, jo thjeshtë arsyeja por edhe emocioni i zemërimit të njeriut të drejtë për padrejtësinë që është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Tani nuk është koha të rrijmë me kokat ulur. Tani nuk është koha të rrijmë veç e veç. Tani është koha të rrijmë prap me njëri-tjetrin dhe të bëjmë gjithcka që zemratën tonë që në fakt është dhe zemërata e gjithë bashkëqytetarët që votuan për ndryshimin dhe shumë e shumë të tjerëve që e donin ndryshimin me 25 prill dhe u ndaluan ta votonin atë. Dhe që e duan edhe më shumë tani që e kanë kuptuar që 25 prilli dhe masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë, por vetëm rëndoi problemet e tyre.
Ky parashtrim që bëj sot para jush ndodh në kushte e një gare të brendshme. Një garë e cila është një nga vlerat që na diferencon nga kundështari politik. Që tregon që ne jemi një parti e konkurencës e debatit, e mendimit të lire, e garës, dhe padiskutim 13 qershori do të jetë një ditë shumë e rëndësishme. E diela do të jetë një ditë e rëndësishme jo thjeshtë për Partinë Demokratike dhe demokratët, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Bashkimin e demokratëve që veçova si të parin faktor për t’u përballur me agresionit e kundërshtarit që na trajton si armiq dhe që e kam parë anembanë Shqipërisë, këtë bashkim jam i bindur se do e shohim edhe të dielën.
Ndaj dhe ftesa ime kryesore është që ta konsiderojmë pjesëmarrjen në 13 qershor si një akt politik dhe si testin e parë më të rëndësishmin pas 25 prillit për t’i thënë çdo shqiptari dhe kundërshtari tonë se Partinë Demokratike pas 25 prillit e ka përballë më të madhe më të vendosur, më të fortë, për t’i shkuar deri në fund misionit për demokraci. Nga ana tjetër debati i brendshëm me gjithë të mirat e veta ka edhe disa rreziqe. Pa paragjykuar lirinë e çdokujt që ka vendosur të kandidojë në këtë garë, kam kërkuar dhe do të kërkojë deri në minutën e fundit që ndonëse mund të kemi mendime të ndryshme mbi çështje të ndryshme, mbi një çështje s’mund të kemi dy mendime.
Të mohosh masakrën e 25 prillit dhe të njohësh zgjedhjet, do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë. Do të thotë dorëzim para gjithë maskaralliqeve dhe harbutërisë dhe barbarisë që është derdhur kundër demokratëve e në fakt kundër të gjithë shqiptarëve.
Do të thotë të hedhësh poshtë sakrificat e gjithsecilit prej jush dhe të qindra e mijëra demokratëve anembanë Shqipërisë.
Do të thotë të hedhësh poshtë shantazhin, blerjen e votës që kanë pësuar demokratët anembanë Shqipërisë, me qëllim tjetërsimin e rezultatit.
Do të thotë po kështu të hedhësh poshtë kështu besimin jo vetëm të demokratëve por dhe të shqiptarëve që në Shqipëri mund të bësh diferencën dhe mund të sjellësh dhe mund të sjellësh ndryshimin me mjete të ndershme.
Do të thotë pra, të pranosh se në këtë vend nuk mund t’i ndryshosh gjërat po mos të jesh kriminel, i korruptuar ose shoku dhe shërbëtori ose shefi i tyre.
Unë këtë nuk mund ta pranoj dhe e unë e di që dhe ju nuk e pranoni dhe nuk duhet ta pranoni.
Sepse me fushatën tonë, me një fushatë të pashembullt, ne provuam të kundërtën. Që pa kriminelë në krah, pa blerë një votë të vetme, por vetëm duke ju provuar shqiptarëve motivet e vërteta pse shkuam dhe kërkuam votën permes programit, vizionit dhe ideve tona, shumica e shqiptarëve besuan që edhe pse nuk kishim asnjë pushtet, ne, ju, Partia Demokratike ishte rruga, ishte forca që duhej ndjekur e duhej votuar ne këto zgjedhje.
E vërteta është që shqiptarët e besuan programin tonë, e vërteta është që njerëzit besojnë tek vlerat tona, shumica e shqiptarëve besojnë tek vlerat tona.
E vërteta është që njerëzit e deshën dhe e duan akoma ndryshimin përmes bashkimit tonë dhe jo përmes krimit, korrupsionit, shantazheve, dhunës dhe propagandës së shfrenuar dhe perverse të Edi Ramës dhe regjimit të tij.
Prandaj 13 qershori është një ditë e rëndësishme, se nuk do të percaktojë thjeshtë kryetarin e Partisë Demokratike, por aksionin tonë politik të ardhshëm.
Këtë ditë faktikisht do të vendoset nëse do të ngremë duart lart e do të pranojmë një pakicë të grabisë vullnetin e shumicës, të shkelë dhe shkelmojë sakrificën tuaj dhe të demokratëve anembanë Shqipërisë, për të triumfuar me vlera, me program, me ide mbi të keqen, apo do të vazhdojmë me të gjithë forcën që kemi betejen tonë. Ky është vendimi i vërtetë që do të merret më 13 qershor.

Dega 12
Ne mund të kemi mendime të ndryshme për çdo çështje por për një çështje, por në një çështje s’mund të kemi dy mendime por vetëm një mendim, të mohosh masakrën e 25 Prillit do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës së demokratëve shqiptarë, sakrificës së gjithsecilit prej jush, do të thotë të mohosh shantazhin, dhunën dhe mjetet e poshtra dhe harbute që u përdorën jo vetëm mbi demokratët po mbi gjithë shqiptarët.
Do të thotë të hedhësh poshtë padrejtësinë dhe instrumentin që shkatërroi demokracinë më 25 Prill. Do të thotë po kështu të hedhësh poshtë besimin e njerëzve se gjërat mund të ndryshojnë me mjete të ndershme, se që të fitosh zgjedhjet në terren duhet të jesh patjetër o horr, o i korruptuar, o kriminel, o shoku i tyre. A mund ta pranojmë ne këtë? Unë nuk e pranoj kurrë! A e pranoni ju këtë?
E pra, në këtë kuptim me fushatën tonë të pashembullt, ju jo vetëm ndezët shpresën në zemrat e njerëzve, por treguat se Partia Demokratike e bën diferencën, e bën ndryshimin, e bën ndarjen midis vlerave dhe anti-vlerave.
Dhe po, përgjigjja erdhi. Po, njerëzit e besuan programin tonë. Njerëzit besuan vlerat tona, besuan te ndryshimi që po vinte për ta. E donin, e duan edhe më shumë sot. E donin përmes programit, përmes vlerave, jo përmes krimit, jo përmes korrupsionit, jo përmes blerjes së votës.
Prandaj 13 Qershori është një ditë e rëndësishme, jo vetëm se do të zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike, por sepse do të përcaktohet rruga dhe aksioni politik. Ndaj e kam thënë prej fillimit, le ta shmangim të vetmin rrezik dhe disavantazh që ka kjo garë, që është disavantazhi i dorëzimit përballë atyre që 25 Prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore.
Të thuash këtë do të thotë të ngresh duart përpjetë, të thuash këtë do të thotë që nuk ke më as besim dhe as fuqi për të mbajtur mbi supe misionin që për herë të dytë në 30 vjet na e ngarkon historia dhe na e ngarkojnë shqiptarët.
Asnjëri prej jush nuk u detyrua të vinte në këtë betejë, asnjëri prej jush nuk u detyrua të vinte në këtë takim, asnjërin prej jush nuk e detyroj të më ndjekë në atë që ju propozoj, por unë propozim tjetër përveç vazhdimit deri në fund të betejës nuk kam dhe rrugë tjetër për të kthyer demokracinë në vend përveç betejës deri në fund për të larguar këtë bandë plaçkitësish nuk ka.
Sigurisht ka dhe do të ketë gjithnjë hapësira për përmirësim të brendshëm, por asnjë prej këtyre përmirësimeve që e kemi ne në dorë dhe duhet t’i bëjmë, nuk janë as shkaku dhe as zgjidhja.
Shkaku është masakra zgjedhore, zgjidhja është qëndresa, vendosmëria, që i kemi farktuar në të gjitha betejat që i kemi bërë së bashku. Është falë këtyre betejave që nga 25 prilli nuk dolëm më të dobët por dolëm më të fortë, nuk dolëm më të vegjël por dolëm më të mëdhenj dhe se kam fjalën vetëm për numrin e votave që keni marrë, dhe se kam fjalën për numrin e mandateve që kemi në parlament, por e kam mbi të gjitha mbi forcën morale që ndan bardh e zi me kundërsharin tonë politik.
Për këtë arsye zgjedhja dhe zgjidhja e 13 qershorit është ose të pranojmë që pakica na e grabit demokracinë, vullnetin, na e përdhos sakrificën e gjithë demorkatëve, na e mban peng sakrificën e shqiptarëve ose të vazhdojmë betejën.
Ditët e para sigurisht kanë qënë ditë shoku psikologjik, kanë qënë ditë tronditje dhe unë e kam parë me sytë e mij këto 3 javë që kam lëvizur nga jugu në veri se jo vetëm tek demokratët por dhe tek shqiptarët mpirja dhe mosbesimi i asaj që kishte ndodhur dalëngadalë i la vënd zemëratës dhe i la vënd vendosmërisë për të vazhduar betejën deri në fund. Sepse pavarësisht të gjithave, pavarësisht masakrës zgjedhore, regjimi është i vetëdijshëm se ajo që na ndan me gjithë manipulimet zgjedhore nuk është as sa gjysma e fletëve që dolën të pavlefshme ose e barabartë me votat e dy “talenteve” politike të Ballkanit, dhëndrit dhe çunit të Aqif Rakipit.
Pra, Edi Rama e di fare mirë se çfarë ka bërë, e di mirë dhe se çfarë ka përballë, e di se dhe veglat dhe manovrat që ka përdor për të na përçarë politikisht, mediatikisht, 25 prilli ja nxorri të skarcuara. Le të mos ja lejojmë të krijojë një tjetër përçarje në gjirin tonë. Le mos t’ia lejojmë luksin e një beteje midis nesh. Debat po, por mbi 25 prillin nuk mund të ketë absolutisht asnjë pikëpyetje, por vetëm bashkim. Bashkim që e shoh këtu sot midish jush, bashkim që e kam parë kudo në të gjitha degët e Partisë Demokratike që kam vizituar e ato që do të vizitojë deri të premten. Bashkim të cilin ju ftoj ta shprehni masivisht me votë ditën e diel, më 13 qershor. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY