Censura ndaj gazetarëve në Kuvend, PD: Gramoz Ruçi te tërheqë vendimin dhe...

Censura ndaj gazetarëve në Kuvend, PD: Gramoz Ruçi te tërheqë vendimin dhe të kërkojë ndjesë publike

52
0
Shares
albana vokshi

Albana Vokshi
Ka reaguar sot PD në lidhje ne ndalimin e gazetarëve në kuvend. Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi te tërheqë vendimin dhe të kërkojë ndjesë publike.

Deklarata e Vokshit:

Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre.

Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.

Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!

Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY