Lista e pasurive për sekuestrim të Dritan Dajtit, falja e Apelit ende...

Lista e pasurive për sekuestrim të Dritan Dajtit, falja e Apelit ende në Gjykatë të Lartë

278
0
Shares

Dritan Dajti

Mësohet se cilat janë pasuritë e Dritan Dajtti për të cilat SPAK ka kërkuar nga Gjykata sekuestrimin e tyre.

Gjykata e Posaçme ka vendosur shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut ndërkohë që më 12 shkurt të vitit 2012, OFL-ja i dorëzoi Dritan Dajit formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Bëhet fjalë për 3 apartamente dhe një godinë shërbimi të përfituara me kontratë dhurimi, ndërsa vetëm një apartament rezulton me kontratë shitjeje.

Pasuritë që priten të konfiskohen:

Shtesë anësore pallati, me sipërfaqe 36.75 m2, e llojit apartament në katin e tretë të rrugës “Shyqyri Bërxulli”;

Shtesë anësore pallati, e llojit apartament me sipërfaqe 36.75 m2, në katin e katërt të rrugës “Shyqyri Bërxulli”, të përfituara me kontratë dhurimi nga Durime Braçe;

Apartament me sipërfaqe 49.3m2, i përfituar nga kontratë shitje në rrugën “Shyqyri Bërxulli”;

Godinë shërbimi social-ekonomike, kati i parë, me sipërfaqe 72.5m2, dhuruar nga Erges Xhoxhi;

65 për qind e kapitalit të shoqërisë “E… sh.p.k” dhe 45% të kapitalit të Shoqërisë “P… sh.p.k”, që janë në emër të bashkëshortes së Dritanin Dajtit, Dorela Dajti.

Dritan Dajti është duke vuajtur dënimin me 25 vjet burg, pasi akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” të katër oficerëve të policisë gjatë një përpjekje për arrestimin e tij në Plazh Durrës.

Kalvari i seancave gjyqësore për Dritan Dajtin vijoi prej disa vitesh me 278 seanca pasi avokatët refuzonin ta përfaqësonin. Në 2014 Gjykata e dënoi Dritan Dajtin me 4 burgime të përjetshme, por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar që ia ul dënimin në 25 vite burg. Maxhoranca e cilësoi këtë vendim një skandal, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri rekurs për vendimin në Gjykatën e Lartë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY