Deputeti i PD, Mark Marku tha se shkarkimi i Presidentit ishte një vendim i rëndë dhe i paprecedent. Sipas tij, duhet të ishte bërë një debat lidhur me mënyrën sesi presidenti e kishte ushtruar detyrën e tij.
Marku tha se nëse Gjykata Kushtetuese, nuk e miraton vendimin për shkarkimin e Ilir Metës, atëherë kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen.
“Është një akt i rëndë që nuk ka ndodhur kurrë më parë veçse në vitin 1921. Sepse përbën precedent. Duhet të bëhej një debat për mënyrën se si e ushtron dhe ka ushtruar ai rolin. Parlamenti është ilegjitim se nuk ka 140 deputetë. Do gjykojë shkarkimin e Metës ndërkohë që nuk është parlament legjitim nga ana formale dhe kohore, sepse është zgjedhur një parlament tjetër. Nëse gjykata kushtetuese nuk e miraton, i bie që Parlamenti e ka shkelur kushtetutën. I bie që të japë dorëheqjen Rama pastaj”- u shpreh Marku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/