Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives së Gjirokastrës,...

Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives së Gjirokastrës, cila është arsyeja

161
0
Shares

Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Ministri i Brendshëm u është drejtuar me një letër-kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe dijeni Ministrit të Drejtësisë, ku shpreh shqetësimin në lidhje me disa vendime (sigurim padie) të dhëna nga z. Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, të cilat janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.

Në letrën e Ministrit thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, nënvizohet në letrën e ministrit Çuçi, për një nga vendimet.

Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit, të cilët lënë vend edhe për dyshime se kanë pasur prirje në favor të interesave klienteliste.

Ekspertët juristë të Ministrisë së Brendshme do të shqyrtojnë me përpikmëri çdo vendim të marrë nga çdo gjyqtar në lidhje me këtë aksion, nëse do bien ndesh me parimet e drejtësisë dhe që bëhen shkas për nxitjen e paligjshmërisë nga shtetas të ndryshëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY