Parlamenti shkarkon Presidentin Ilir Meta, Rama voton pro në mënyrë publike

Parlamenti shkarkon Presidentin Ilir Meta, Rama voton pro në mënyrë publike

134
0
Shares

Parlamenti sapo ka realizuar (15:03pm) numrin e mjaftueshëm të votave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Votimi u krye i fshehtë me kuti dhe fletë votimi. Morën pjesë në votim 114 deputetë. Vota të vlefshme 114.
Votuan pro shkarkimit 104, votuan kunder 7 deputetë, abstenuan 3 deputetë.

Nderkohë Kryeministri Edi Rama ka votuar në mënyrë demostrative për shkarkimin e presidentit Meta, duke mos shkuar fare në dhomat e fshehta.

Rama zgjodhi që të votonte duke e vendosur kryqin në fletën e votimit, në foltoren që përdoret për të folur nga ana e deputetëve.

Në ndryshim nga gjithë deputetët e tjerë të pranishëm, Rama e hodhi fletën e votimit në kuti dhe menjëherë më pas u largua prej sallës së Kuvendit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY