Presidenti Ilir Meta organizoi në Presidencë një koncert ndërkohë në Kuvend vijonin debatet në senacën ku pritet që Presidenti të shkarkohet.
Koncerti u zhvillua në kuadër të nismës ‘Artistët në Presidencë’ me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”, ku u shpërndanë edhe Tituj për disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli.
“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Me një postim në Instagram, kreu i shtetit e ka quajtur këtë ditë “kaq të bukur pranvere”, dhe thotë se ndihet i lumtur për aktivitetin me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”.
“Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare.
Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.
Pas pak, ju ftoj të gjithëve të ndiqni live, këtë aktivitet kulturor, reflektim të shpirtit artistik të jashtëzakonshëm të dibranëve”, shkruan Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/