Kryeministri Edi Rama lexoi sot analizën e tij të shkurtër në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë u shpreh se janë mbi 90% e qytetarëve që duan shkarkimim e Metës ndërsa theksoi se Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht.
Fjala e plotë e Ramës:
Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e presidentit të Shqipërisë.
Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën, ka shëmbur institucionin e garantit të unitetit kombëtar.
Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve e demokracinë tonë parlamentare.
Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marëdhënien me SHBA.
Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.
Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsiëritur për tu kthyer në binarët e arsyes morale e ligjore.
Shqipëria s’mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve e qyterarëve.
Ndaj ku Parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e mbi 90% të popullit shqiptar
Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm s’mund të ketë kurrsesi statuin e lartë që i ka dhënë parlamenti.
Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti.
Fjalët për të kanë mbaruar dhe tani të flasë parlamenti me votë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/