Sindikatat shqiptare, protestë në hidrocentralin e Ulzës dhe Shkopetit

Sindikatat shqiptare, protestë në hidrocentralin e Ulzës dhe Shkopetit

61
0
Shares

Lëvizjet sindikaliste të Federatës shqiptare duket se kanë arritur kulmin e saj. Protestat prej dy javëve të specialistëve të larguar nga puna të HEC-ve Ulzë dhe Shkopet, sa vijnë dhe shtojnë indinjatën ndaj kompanisë turke Kurum. Janë shtuar tensionet e punonjësve specialistë të larguar padrejtësisht nga kjo kompani, ndërsa prej dy javëve protestojnë kundrejt veprimeve arbitrare dhe diskriminimin e punonjësve në largimin nga puna pa asnjë kriter. Janë specialistë me përvojë, në dy HEC-cet Ulzë dhe Shkopet, të cilët sigurojnë të ardhurat në këtë kompani e cila ka nëshkruar kontratat e punës me punonjësit e saj. tashmë i ka hedhur në rrugë.

Specialsitët e larguar janë pjesë e dy fshatrave turistikë, aty ku dhe janë ndërtuar dy HEC-et, prej dhjetra vitesh, dhe të ardhurat e tyre janë pikërisht nga kjo kompani e prodhimit të energjisë elektrike. Banorët e këtyre dy fshatrave vite më parë janë ngritur në protesta nga pronat e zëna prej ndërtimit të dy HEC-ve, dhe deri më tani nuk kanë arritur të kompesohen.

Pas marrjes me koncension të kompanisë turke, punonjësve dhe specialsitëv është premtuar zabtimi i kodit dhe kontratave të punës, ndërsa drejtuesit e saj, filluan ndërprerjen e mardhënjeve të punës me disa specialistë, duke shkelur marrveshjet.

Punonjësit e larguar pas disa këmbënguljeve me punëdhënësin Kurum, nuk kanë arritur ndonjë mirëkuptim, ndaj kanë zgjedhur rrugën e protestave.

Në ditën e sotme Federata e Sindikatave shqiptare organizoj mbledhje të jashtëzakonshme pikërisht pranë HEC-it të Ulzës. Sindikalistë nga i gjithë vendi janë bashkuar takimit ndërsa kanë nënshkruar dhe peticionin drejtuar Qeverisë shqiptare dhe përfaqësive të huaja diplomatike. Taf Koleci kreu i Federatës së Sindikatës ka thënë se Kompania turke Kurum duhet të zbatojë kontratat e punës me specialsitët e larguar dhe menjëherë të rikthejë në profesionin përkatës. Sipas tij të tjerë specialistë priten të largohen nga kjo Kompani duke thelluar akoma dhe më shumë krizën tek banorët e Ulzës dhe Shkopetit një pjesë e tyre sigurojnë të ardhurat nga ky punësim.

Më pas sindikalistë nga i gjithë vendi dhe punonjësit e dy HEC-ve kanë marshuar drejt portës hyerse të HEC-it të Ulzës ku dhe ndodhen zyrat e administratës. Të gjithë përfaqësuesit e Sindikatave kanë bërë thirrje Presidentit turk Hashmed Kurum dhe Qeverisë shqiptare të gjejnë zgjidhjen me specialistët e larguar padrejtësish dhe zbatimin e kotratave të punës. Të vendosur për  vijimin e protestave deri grevë urie dhe asnjë kthim prapa- kështu janë shprehur sindikalistë dhe punonjësit e HEC-ve Ulzë dhe Shkopet. Ahmet Zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY