Shembet Ura e Darëzezes, punuan mbi të para votimeve, më pas punëtorët...

Shembet Ura e Darëzezes, punuan mbi të para votimeve, më pas punëtorët u zhdukën

238
0
Shares

Është shembur sot ura në Darëzezë të Fierit, ndërkohë që në momentin e shembjes së urës, mbi të ka qenë një një mjet i tonazhit të rëndë.

Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit. Personi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Banorëve iu ishte premtuar ndërtimi i saj gjatë fushatës dhe ata e kishin ‘ngrënë’ rrengun. Por pas zgjedhjeve, ata punëtorë që bënin sikur po punonin, u zhdukën dhe banorët u revoltuan pasi iu ishte thënë se ura do ishte gati për sezonin turistik.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ajo urë e lodhur që lidhte zonën me pjesën tjetër të vendit, është shembur sot në mëngjes.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik dhe do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY